Në galerinë e Shtëpisë së kulturës në Graçanicë u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Përbërja pesëanëtarëshe e këtij trupi të Kuvendit parashikoi rendin e mëposhtëm të ditës së Kuvendit Komunal të Graçanicës prej tetë pikëve.
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e rregullt, e mbajtur më datën 26.02.2020.
- Informacion lidhur me menaxhimin e epidemisë me COVID-19, me propozim të kryetarit të Shtabit të Krizave të Komunës së Graçanicës, Sasha Daniq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit tremujor financiar për vitin 2020, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e subvencioneve, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për aprovimin paraprak nga Kuvendi Komunal i Graçanicës për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim pa procedurë të shpalljes publike, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit për zbatimin e konkursit për Bordin e Drejtorëve të NKP-së “Ekologjia” Sh.A. Graçanicë, me propozim të kryetarit të Komisionit të aksionarëve, Nebojsha Sudimac.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Inspekcionit të Tregut dhe Sanitar për vitin 2019, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit, Millosh Aritonoviq.
- Të ndryshme.