Sot u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në mbledhje u përkatuar rendi i ditës për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Procesverbali nga mbledhja e tretë e rregullt, e mbajtur më 27 maj 2020, u miratua.
Është miratuar gjithashtu kërkesa për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga viti 2018 dhe viti 2019 në vitin 2020 dhe kërkesa për rialokimin e mjeteve për projektin kapital, me propozimin e Sllavisha Niçiq, drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave.
Me propozimin e Mirjanës Stanojeviq, drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, është miratuar raporti i punës së Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për vitin 2019 dhe propozim-vendimi për ndryshimin e Rregullores nr. 03/2018 /KG për kushtet e përgjithshme të parcelimit, rregullat dhe procedurën për ndërtimin e objekteve dhe lëshimin e kushteve të ndërtimit për ndërtesat nën kompetencën e komunës.
Është shqyrtuar dhe miratuar raporti i punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për periudhën janar – qershor 2020, me propozimin e Dragisha Stojanoviqit, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Kërkesa e Dioqezës së Rashkës e Prizrenit për lirimin nga pagesa e taksës komunale për transaksionin e pasurisë u pranua gjithashtu, me propozimin e Ljubisha Karaxhiqit, kryesues i Kuvendit Komunal të Graçanicës.