Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë, në të cilën u përcaktua rendi i ditës për mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Anëtarët e komitetit miratuan rendin e plotësuar të ditës me 13 pika, të cilat do të diskutohen në detaje në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.
U miratua procesverbali nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, të mbajtur në fillim të prillit të këtij viti.
Me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq, u miratua propozimi për bartjen e mjeteve financiare të pashpenzuara nga viti 2019 dhe viti 2020 në vitin 2021, si dhe raporti tremujor financiar për vitin 2021.
Anëtarët e komitetit gjithashtu pranuan raportet vjetore të drejtorive komunale dhe atë për: Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit, për Arsim dhe Kulturë, për Bujqësi, për Zhvillimin Ekonomik dhe për Inspekcion.
U miratua propozimi për ndarjen e subvencioneve në fushën e bujqësisë, si dhe dy pika të reja: propozimi për fillimin e procedurës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të sallës në Llapllasellë dhe propozimi për ndarjen e subvencioneve në fushën e turizmit.