Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e tëtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në mbledhje u përcaktua rendi i ditës për mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës, e cila do të fillojë në orën 10:00.
Anëtarët e komitetit së pari miratuan procesverbalin nga mbledhja e shtatë e rregullt, e mbajtur më 26.09.2018.
Pastaj, u miratua raporti nëntëmujor financiar, si dhe raporti i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për periudhën janar-tetor të vitit 2018.
U miratua edhe propozimi i planit të punës së Kuvendit komunal për vitin 2019, ndërsa me propozimin e drejtorit të Financave, Sllavisha Niçiq, u plotësua rendi i ditës duke shtuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për taksat, tarifat dhe gjobat komunale.
Për të gjitha pikat asamblistët do të diskutojnë në detaje në mbledhjen e Kuvendit komunal.