Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Në mbledhje u caktua rendi i ditës për mbledhjen e tretë të rregullt të KK të Graçanicës, e cila do të fillojë në orën 10:00.
Së pari u miratua procesverbali nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.03.2019, ndërsa më pas u shqyrtua raporti vjetor i punës së Inspekcionit të Ndërtimit dhe Bujqësor dhe të Komitetit për Shërbimet Publike për vitin 2018.
U shqyrtua edhe propozim-vendimi për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të sallës në Llapnasellë, për fillimin e procedurës së hartimit të hartës zonale të Komunës së Graçanicës dhe për fillimin e procedurës për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë.
Për të gjitha detajet do të diskutojnë asamblistët në mbledhjen e tretë të rregullt të KK të Graçanicës.