Seanca e gjashtë e rregullt e Komiteti për Politikë dhe Financa u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Rendi i ditës për seancën e gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal u konfirmua në seancë.
Procesverbali i seancës së pestë të rregullt të mbajtur më 26 qershor u miratua.
Më pas, me propozimin të Kryesuesit Lubisha Karaxhiq u pranua Plani i Veprimit për Transparencën e Procesit të Buxhetimit për vitin 2019, dhe më pas plotësimi i Vendimit për formimin e Komitetit të Shërbimit Publik.
U shqyrtua raporti i MAPL-së për funksionimin e komunave për periudhën Janar – Qershor, dhe me propozimin e këshilltarës Zorica Nedelkoviq, janë miratuar ndryshime për formimin e Komitetit të Personave me Aftësi të Kufizuara.
U shqyrtua raporti financiar gjashtëmujor për vitin 2019 me propozimin të drejtorit të Drejtorisës së Financave Sllavisha Niçiq, i cili gjithashtu informoi të pranishmit për qarkoren e dytë të buxhetit të MF-së.
U pranua ndryshimi i Vendimit për fillimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të Komunës së Graçanicës, me propozimin e drejtorit të Drejtorisës së Planifikimit dhe Urbanizmit Dejan Jovanoviq, dhe më pas, me propozimin e Komisionit për ndarjen e pasurive të paluajtshme komunale, u miratuan propozime për dhënien në përdorim afatgjatë të një pjese të parcelës në Suhadoll dhe të parcelës në Lapnasellë.
Me propozimin e kryetarit të komunës Srgjan Popoviq, janë miratuar propozime për përcaktimin e parcelës për zgjerimin e varrezave në Preoc dhe ndarjen e parcelës për t’u përdorur nga Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Më në fund, u shqyrtua dhe u miratua Raporti i aktiviteteve të Inspekcionit të Mjedisit dhe Inspekcionit të Shërbimeve Publike për vitin 2018 me propozimin e drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit Millosh Aritonoviq.