Në mëngjes, në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Ky komitet përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët e caktuan rendin e plotësuar të ditës për mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal.
Së pari u miratua procesverbali nga mbledhja e tetë e rregullt, e mbajtur më 17.10.2019.
U miratua Rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020 dhe rialokimi i kursimeve për projektet kapitale, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
Anëtarët e komitetit miratuan edhe Rregulloren për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane dhe Planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2020, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
Është konfirmuar pika lidhur me Planin institucional zhvillimor për kujdesin parësor shëndetësor për periudhën janar-tetor 2019, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Alleksandar Popoviq.
Komiteti për Politikë dhe Financa dha pëlqimin e tij që rendi i ditës për mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës të plotësohet me peticionin e Këshillit rinor nga Graçanica lidhur me ndotjen e lumit Graçanka.