Në sallën e KK të Graçanicës në mëngjes u mbajt mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa. Rendi i propozuar i ditës dhe pikat u procesuan asamblistëve për t’u shqyrtuar në mbledhjen që do të fillojë në orën 10:00.
Para anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa ishte rendi i ditës si në vijim:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e nëntë e rregullt, e mbajtur më datën 26.11.2019.
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së drejtorive të Komunës së Graçanicës për periudhën 01.06.2019 – 01.12.2019, me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq. .
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Këshillit KOmunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën 01.01.2019 – 01.12.2019, me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.27/2018/KG (numri arkivor 3251/18 nga 20.04.2019) për ndalimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore jashtë zones së lejuar për ndërtim, me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të punës së Komitetit për personat me nevojat e veçanta për vitin 2019, me propozimin e kryetarës së Komitetit për personat me nevojat e veçanta, Zorica Nedeljkoviq.
Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shfuqizimin e Vendimit nr.60-2019-KG (numri arkivor 7208/19 nga 01.10.2019) për përcaktimin e destinimit të parcelës për ndërtimin e varrezave rome në Livagjë, me propozimin e kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Komisionit të Kuvendit për zgjedhjen e këshillave lokale, me propozimin e kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
Të ndryshme.
U vendos njëzëri që rendi i propozuar i ditës t’i përcillet asamblistëve të KK të Graçanicës për shqyrtim në mbledhjen që do të fillojë në orën 10:00.