Anëtarët e pranishëm së pari e miratuan procesverbalin nga mbledhja e tretë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 5 gusht 2015.
Në rendin e ditës u gjet pika për zëvendësimin dhe zgjedhjen e dy anëtarëve të Komitetit për Komunitete nga komuniteti shqiptar dhe ashkali.
Në mbledhje u miratua raporti i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, ndërsa si aktivitet më i rëndësishëm u theksua takimi i mbajtur lidhur me të kthyerit të regjistruar në fshatin Sllovi. Përfaqësuesit e Zyrës i shpjeguan kushtet më të rëndësishme.
Anëtarët e komitetit, duke folur për problemet e komuniteteve të tyre, i theksuan prolemet komunale, siç janë: rrjeti i kanalizimit, ndriçimi publik dhe të ngjashme. Përfaqësuesit e komunës theksuan se këto probleme do të zgjidhen me mjetet e buxhetit komunal për vitin 2016, si edhe që janë duke u mbajtur debatet publike me qytetarët në të cilat ata japin propozimet konkrete për krijimin dhe shpenzimin e tyre.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete.