Mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt në sallën e Komunës së Graçanicës. Mbledhja u kryesua nga Millan Dimitrijeviqi.
Këshilltarët e KK të Graçanicës së pari e miratuan procesverbalin nga mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e mbajtur më 29.09.2026, ku pastaj u shqyrtua dhe u miratua propozimi i vendimit për transferimin-rialokimin e mjeteve për projektet kapitale.
Propozimi i vendimit iu prezantua këshilltarëve nga drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
Mbledhjes së KK të Graçanicës i parapriu mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa.