Asamblistët e KK të Graçanicës mbajtën mbledhjen e tetë të rregullt. Vendimet u miratuan njëzëri, është pranuar raporti fiannciar, ndërsa asamblistëve iu janë siguruar edhe informacionet lidhur me subvencionet në bujqësi, si dhe për fillimin e sezonit të ri të ngrohjes në institucionet arsimore.
Asamblistët e KK të Graçanicës në mbledhjen në të cilën mori pjesë edhe zëvendës kryetari komunës, Sasha Daniq, miratuan së pari procesverbalin nga mbledhja e shtatë e rregullt, e mbajtur më 27.09.2019, ku pastaj edhe raportin nëntëmujor financiar për vitin 2019, i cili u prezantua para asamblistëve nga drejtori i Drejtoria e Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
Asamblistët morën edhe vendimin për verifikimin e ofertës së përzgjedhur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës në Llapllasellë, me propozim të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Dragisha Stojanoviq, ua ofroi asamblistëve informacione për subvencionet në bujqësi. Ai tha, ndër të tjera, se Kooperativa bujqësore në Gushtericën e Poshtme është furnizuar me makineri të re shoqëruese.
Informacionet për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe furnizimin e institucioneve arsimore me material ngrohës janë prezantuar para asamblistëve nga zyrtari i autorizuar i Drejtorisë Komunale për Arsim, Boban Marinkoviq. Ai tha para asamblistëve se komisioni i ka vizituar institucionet arsimore, si dhe institucionet kulturore, në mënyrë që të konstatohen në terren gjendja, ku pastaj të fillohet me dorëzimin e drunjve për ngrohje, sipas kërkesave. Sipas tij, dorëzimi është realizuar pothuajse 70 %, ndërsa së shpejti pritet edhe furnizimi me pellet atje ku është treguar nevoja. Marinkoviq i njoftoi asamblistët edhe me faktin se komuna ka ndihmuar në blerjen e 4 kazaneve për institucioneve arsimore.
Si plotësim i rendit të ditës është dhënë propozimi për dhënien në huapërdorje të automjeteve të komunës për transportin e personave me nevoja të veçanta, me propozim të Komisionit të shëndetësisë, i cili është pranuar dhe miratuar njëzëri .
Asamblistët pastaj diskutuan për nevojat e nxjerrjes së Rregullores së re për formimin e këshillave lokale, mandate i të cilëve skadon në dhjetor të këtij viti. Për propozimin e draftit të rregullores, asamblistët do të diskutojnë në mbledhjen e ardhshme.