Në sallën e KK të Graçanicës u mbajt mbledhja e katërt e jashtëzakonshme. Pas miratimit të raportit gjashtëmujor për punën e drejtorive komunale, asamblistët filluan diskutimin për pikat e propozuara të rendit të ditës.
Llidija Tokiq e prezantoi, me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, raportin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën 01.01.2019 – 01.12.2019, i cili u miratua pas një diskutimi të shkurtër. Asamblistët u pajtuan se është e nevojshme të përmirësohet bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet, veçanërisht me Policinë dhe Komunën, në mënyrë që të përmirësohet situata e sigurisë në komunën e Graçanicës.
Asamblistët më pas shqyrtuan dhe miratuan vendimin për ndryshimin e Vendimit nr.27/2018/KG (numri arkivor 3251/18 nga 20.04.2019) për ndalimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore jashtë zonës së lejuar për ndërtim, me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Asamblistja Zorica Nedeljkoviq, e cila është gjithashtu kryetare e Komitetit për personat me nevojat e veçanta për vitin 2019, paraqiti raportin vjetor të punës, duke i cekur problemet konkrete me të cilat përballen personat me nevojat e veçanta. Ajo kërkoi mbështetje më të madhe institucionale për t’i ndihmuar këta persona. Raporti më pas u miratua njëzëri.
Është shqyrtuar dhe miratuar Vendimi për shfuqizimin e vendimit nr. 60-2019-KG (numri arkivor 7208/19 nga 01.10.2019) për përcaktimin e destinimit të parcelës për ndërtimin e varrezave rome në Livagjë.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkon që Komuna të ndajë një parcelë tjetër për varrezat e romëve në Livagjë”, tha kryetari Ljubisha Karaxhiq.
Me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës u themelua gjithashtu Komisioni për Zgjedhjen e Këshillave Lokalë me shtatë anëtarë.