Në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Graçanicës, në të cilën asamblistët miratuan një rregullore, disa kërkesa dhe raporte.
Mbledhja u mbajt në ambientet e Shtëpisë së kulturës për shkak të situatës ende aktuale me pandeminë me koronavirus dhe nevojën për respektimin e masave të rekomanduara të distancës fizike, me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19.
Kryesuesi Ljubisha Karaxhiq prezantoi para asamblistëve rendin e ditës, ku pas kësaj u miratua procesverbali nga mbledhja e tretë e rregullt, e mbajtur më 27 maj të këtij viti.
Me kërkesë të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Slavisha Niçiq, janë miratuar kërkesat për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga viti 2018 dhe viti 2019 në vitin 2020 dhe për rialokimin e mjeteve për projektin kapital.
Duke folur për kërkesën e parë, drejtori Niçiq tha që shuma e mjeteve të pashpenzuara është 631.888 euro dhe shpjegoi se ku do të rialokehen ato.
Rialokimi i mjeteve është i nevojshëm për përfundimin e procedurës së tenderit, e cila parashikon realizimin e projektit të ndërtimit të shkollës në Suhadoll”, tha Niçiq, duke folur për kërkesën e dytë.
Asamblistët miratuan raportin e punës së Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për vitin 2019, i cili u shpjegua nga drejtoresha e sapoemëruar, Mirjana Stanojeviq.
“Pothuajse të gjitha projektet kapitale të planifikuara janë realizuar, si nga grantet qeveritare ashtu edhe nga të hyrat vetanake, ka filluar procesi i legalizimit, janë shpenzuar shumica e mjeteve dhe janë mbajtur rregullisht takime në tema të ndryshme. Është arritur bashkëpunimi me Universitetin e Lubljanës”, tha Stanojeviq përgjithësisht duke folur për raportin e dhënë.
Me propozimin e drejtoreshën Stanojeviq, asamblistët njëzëri miratuan projekt-vendimin për ndryshimin në Rregullores nr. 03/2018/KG për kushtet e përgjithshme për parcelim, rregulla dhe procedurën për ndërtimin e objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës.
Asamblistët shqyrtuan dhe miratuan raportin e punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për periudhën janar – qershor 2020, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Dragisha Stojanoviq.
“Kemi lëshuam 320 certifikata për fermat e regjistruara bujqësore me ndihmën e të cilave fermerët kryenin punën e tyre pa pengesë në fermat e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit . Me inspektorët kemi përcaktuar dëmin e shkaktuar nga prerja e pyllit dhe po mundohemi të mbrojmë edhe plantacionet e pyjeve me pisha. Është shpallur thirrja publike për subvencione nga hyrat vetanake, të cilat do të ndahen në disa segmente – për zhvillimin e bujqësisë, vaksinimin e qenve endacakë, si dhe për kapjen dhe kujdesin e tyre dhe përmirësimin e zonës së gjuetisë”, tha Stojanoviq.
Në mbledhje është pranuar kërkesa e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit që ajo të lirohet nga pagesa e taksës komunale për transaksionin e pasurisë për disa parcela, me propozim të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.