Kuvendi i Komunës së Graçanicës mbajti sot mbledhjen e katërt të rregullt. Pikat e propozuara u miratuan, ndërsa në fillim të mbledhjes u mbajt një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat e tragjedisë së fundit në Beograd dhe Mlladenovc.
Fillimisht, asamblistët e KK të Graçanicës miratuan procesverbalin nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme e mbajtur më 24.04.2023, pas së cilës u miratua raporti financiar tremujor, të cilin paraprakisht asamblistëve ua prezantoi drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq.
Pas diskutimit për peticionin e qytetarëve të Llapllasellës për zhvendosjen e Qendrës për riciklimin e mbeturinave, asamblistët e Kuvendit të Komunës së Graçanicës, me propozim të kryetares së Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljane Shubariq, miratuan propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për lidhjen e kontratës për ofrimin e shërbimeve. Raporti vjetor i punës së NPK “Ekologjia” u prezantua asamblistëve drejtori ekzekutiv, Dejan Dimitrijeviq.
Raporti vjetor i punës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike u miratua njëzëri pasi në mbledhje detajet e raportit i prezantoi drejtori i kësaj drejtorie, Vlladica Trajkoviq.
Alleksandra Gjekiq, drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Planifikim dhe Urbanizëm, prezantoi para asamblistëve raportin e punës së kësaj drejtorie për vitin 2022, i cili pas shqyrtimit u miratua njëzëri.
Në mbledhje u miratua raporti vjetor i punës së Komitetit për Arsim pas shpjegimit të raportit nga kryesuesi i Komitetit, Ljubisha Karaxhiq.
Në mbledhjen e katërt të rregullt të KK të Graçanicës u formua grupi punues për hartimin e Planit të veprimit për procedurën transparente të buxhetimit, si dhe u miratua raporti për zbatimin e Planit vjetor të prokurimit publik dhe kontratave publike të nënshkruara për vitin 2022.