Mbledhja u kryesua nga kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq. Në fillim u miratua rendi i ditës dhe pastaj procesverbali nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme e KKSB-së, e mbajtur më 9.3.2016.
Pastaj, Kostiqi lidhur me pikën e dytë shpjegoi se mbledhja është thirrur me qëllim që Këshilli t’ia drejtojë një kërkesë Kuvendit komunal, duke kërkuar që në rendin e ditës së mbledhjes së rregullt, e caktuar më 24 qershor, të diskutohet për gjendjen e sigurisë në komunën e Graçanicës.
“Në periudhën e kaluar ka arritur një numër i madh i kërkesave nga vetë këshilltarët, drejtorët komunal dhe qytetarët, të cilët kanë kërkuar që për gjendjen e sigurisë të diskutojnë këshilltarët. Këshilli për siguri është thirrur për t’ju njoftuar me këtë propozim, sepse me përkrahjet tuaj ai do ta ketë një peshë edhe më të madhe”, tha Kostiq pasi që anëtarët e pranishëm njëzëri e miratuan këtë propozim.
Fjalën e mori edhe komandanti stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, i cili tha se situata e sigurisë “sipas të dhënave stitistikore është në një nivel më të lartë në krahasim me vitin e kaluar”.
„ Në periudhën e kaluar, një qytetare ka raportuar një rrëmbim në tentativë. Ajo e përshkroi automjetin dhe ne një person e kemi marrë në pyetje, ku pastaj është iniciuar rasti për ngacmim. Një rast tjetër ka të bëjë me vjedhje që ka ndodhur më 6 dhe 8 qershor në Suhodoll. Janë raportuar gjashtë raste, përveç në këtë fshat vjedhjet kanë ndodhur edhe në Preoc, por edhe në komuna tjera. Ne kemi informacion në lidhje me disa nga autorët, jemi duke punuar në grumbullimin e provave në bashkëpunim me stacionet e tjera ", tha Trajkoviq.
Nën pikën “të ndryshme”, anëtarët e KKSB-së ishin të interesuar rreth gjendjes së sigurisë gjatë mbajtjes së manifestimit "Festimi i Vidovdanit ". Anëtari i Këshillit Arsim Krasniqi ishte i interesuar nëse do të jetë dhe në çfarë periudhë kohore e mbyllur për komunikacion rruga kryesore në Graçanicë.
Kryetari i Komunës së Graçanicës tha se gjatë një takimi me Policinë Rajonale ka mësuar se policia për shënimin e Vidovdanit ka përgatitur “një plan operativ" në mënyrë që çdo gjë të shkoi siç duhet, ndërsa lidhur me mbylljen eventuale të rrugës kryesore në Graçanicë publiku do të jetë i njoftuar. Kostiq tha se komuna e Graçanicës përmes Drejtorisë së Inspeksionit do të ndalojë shërbimin e pijeve alkoolike nga ana e restoranteve për Vidovdan në orët e mëngjesit gjatë liturgjisë dhe ngjarjeve të tjera që do të organizohen në oborrin e manastirit të Graçanicës.
800×600
Në ndërtesën e Komunës së Graçanicës u mbajt Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në të cilin është kërkuar që në rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit komunal të Graçanicës, e caktuar për të premten, më 24 qershor, si pikë të shqyrtohet gjendja e sigurisë në komunën e Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}