Komiteti për Komunitete mbajti sot mbledhjen e tij të nëntë të rregullt. Anëtarët e komitetit i shqyrtuan problemet dhe modalitetet e zgjidhjes së tyre. Në mbledhje mori pjesë edhe zëvendës kryetari i komunës së Graçanicës, Sasha Daniq.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete së pari miratuan procesverbalin nga mbledhja e tetë e rregullt, e mbajtur më datën 26.09.2019 dhe më pas diskutuan për problemet dhe situatën në komunitetet e tyre. Ata diskutuan për problemin e qenve endacakë, i cili është ende i pranishëm në territorin e komunës së Graçanicës, si dhe për rolin e Policisë dhe organeve të inspektimit në zgjidhjen e këtij problemi.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete biseduan për pikën e tretë të rendit të ditës lidhur me çështjen e ndihmës së mundshme për komunitete nga zyra përgjegjëse pranë Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Mbledhaj e Komitetit për Komunitete u kryesua nga Milaim Eminoviqi, i cili konstatoi se situate e sigurisë në komunën e Graçanicës është stabile, por u pajtua me anëtarët e tjerë të komitetit se siguria në komunikacion duhet të rritet për shkak të aksidenteve të shpeshta në komunikacion në territorin e komunës së Graçanicës.
Komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i paraqiti rastet e fundit të dhunës së bashkëmoshatarëve në Graçanicë, duke thënë se këto raste janë procesuar.
Në mbledhje është paraqitur edhe raporti për gjendjen sociale dhe analiza për situatën e sigurisë në komunë.