Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Komisionit për Komunitete, në të cilën është diskutuar për problemet aktuale në komunitete.
Në mbledhje është miratuar procesverbali nga mbledhja e tetë e rregullt e mbajtur në fillim të tetorit të këtij viti.
Pastaj, anëtarët e komitetit diskutuan për problemet aktuale në komunitetet e tyre dhe më së shumti iu referuan problemeve komunale.
Në mbledhje si problemi më i madh komunal u shënuan deponitë ilegale në lokacionin Preoc-Uglar, ku ka sasi të mëdha të mbeturinave komunale dhe ndërtimore, për shkak të të cilave fermerët nuk kanë qasje në arat e tyre.
Komunitetin ashkali në Radevë më së shumti e shqetëson mosmirëmbajtja e varrezave, ndërsa banorët e Kishnicës ankohen për furnizim jo të rregullt me ujë. Për presionin e ulët dhe cilësinë e ujit janë ankuar edhe përfaqësuesit e Graçanicës. Nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit u kërkua mirëmbajtja më e mirë e rrjetit dhe furnizi i rregullt me ujë.
Kryesuesi Miljaim Eminoviq tha se mbledhja e sotme ka shumë gjasa të jetë e fundit në këtë mandat dhe se shpreson që anëtarët e rinj të vazhdojnë të theksojnë dhe të përpiqen t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet.
Në mbledhje morën pjesë pjesëtarë të kontingjentit slloven të KFOR-it nga ekipi ndërlidhës dhe monitorues.