Komiteti për Komunitete i Komunës së Graçanicës sot mbajti mbledhjen e parë të rregulltë. Përveç çështjeve aktuale, në rendin e ditës ishte edhe zgjedhja e kryesuesit të komitetit.
Me propozimin e shumicës së anëtarëve të Komitetit, si kryesues u zgjodh njëzëri Aziz Karadollami. Pas zgjedhjes së kryesuesit, anëtarët e komitetit diskutuan edhe për sfidat aktuale të të gjitha komuniteteve në Komunën e Graçanicës dhe përcaktuan modalitetet për punë të mëtutjeshme.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së dhe UNMIK-ut, si dhe zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Sallijeviq.