Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës në Graçanicë u mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Anëtarët e Komitetit fillimisht miratuan procesverbalin nga mbledhja e nëntë e rregullt, e mbajtur më datën 09.11.2023, e më pas komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i prezantoi informacionet për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës.
Ai tha se gjendja e sigurisë është stabile dhe apeloi që të fillohet shqyrtimi i propozimit për vendosjen e rrugës dykahëshe nga Stacioni policor deri te shkolla fillore “Kralj Milutin”, sepse trafiku njëkahësh, siç është tani, sjell turma të mëdha si dhe ndërhyrje të shpeshta të policisë për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Raiffeisen banka është zhvendosur së fundmi në këtë vend.
Pas prezantimit të anëtarëve të Komitetit për Komunitete për gjendjen në komunitetet e tyre, u diskutuan për mundësitë e vendosjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Komitetit dhe sektorit joqeveritar. U diskutuan projektet dhe planet prioritare për periudhën e ardhshme.