Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Në mbledhjen e udhëhequr nga Aziz Karadollami, fillimisht u miratua procesverbali nga mbledhja e dytë e rregullt e mbajtur më 8 shkurt, e më pas komandanti i Stacionit policor në Graçanicë u përcolli anëtarëve informacione zyrtare për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës.
Anëtarët e Komitetit diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë, falënderuan Komunën për bashkëpunimin dhe kërkuan investime të vazhdueshme në përmirësimin e jetës së përditshme të komuniteteve.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.