Sot në sallën e KK të Graçanicës u mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Mbledhja filloi me miratimin e rendit të ditës të lexuar nga kryesuesi Aziz Karadollami dhe menjëherë më pas anëtarët e Komitetit për Komunitete miratuan procesverbalin e mbledhjes së kaluar.
Informatat për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Graçanicës i prezantoi përfaqësuesja e Stacionit policor në Graçanicë, Svetllana Kapetanoviq.
Duke raportuar para Komitetit, znj. Kapetanoviq tha se në periudhën ndërmjet dy mbledhjeve në territorin e komunës së Graçanicës nuk ka pasur përkeqësim të situatës së sigurisë dhe se në këtë kuptim gjendja është stabile.
Ajo tha se është shënuar një numër i shtuar i aksidenteve të lehta në komunikacion dhe se dhuna në familje, e cila ka qenë në rritje muajt e fundit, tani është në stagnim dhe se është regjistruar vetëm një rast.
Sipas policisë, puna në përmirësimin e sinjalizimit në komunikacion do të ishte një hap i mirë drejt parandalimit të aksidenteve në komunikacion, veçanërisht në ato vende ku po kryhen punimet në rrugë.
Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e KFOR-it.