Në fillim u miratua procesverbali nga mbledhja e tetë.
Anëtarët e pranishëm të Komitetit diskutuan për të drejtën e përdorimit të gjuhës rome në Komunën e Graçanicës. Arsyetimin e dha drejtori i Administratës, Zvonko Stankoviq, i cili tha se janë duke punuar së bashku me përfaqësuesit e OSBE – së dhe komunitetit rom në implementim.
“Problemi aktual është mungesa e mjeteve financiare për angazhimin e përkthyesve. Ia kemi dërguar ministrisë një shkresë për nevojën e angazhimit të punëtorit që do ta kryen këtë punë, por përgjigjen nuk e kemi marrë ende. Ndërkohë e kemi përgatitur Rregulloren për përdorimin e gjuhës rome, e cila do të shqyrtohet nesër në mbledhjen e Kuvendit komunal të Graçanicës. Gjithashtu, jemi duke punuar në arritjen e një marrëveshje që nënkupton financimin e punës së përkthyesëve nga donatorët deri sa të sigurohen mjetet nga ministria”, tha Stankoviq.
Në mbledhje pastaj është paraqitur raporti mbi punën e Zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim për muajin nëntor. Sipas këtij raporti Zyra ka ndihmuar dy familje rome me ushqim dhe produkte higjienike. Gjithashtu janë mbajtur punëtoritë dhe trajnimet për zyrtarët e Zyrës.
Në fund të mbledhjes është diskutuar për problemet individuale të komuniteteve në territorin e Komunës së Graçanicës, si dhe për mënyrën e zgjidhjes së tyre.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e nëntë e Komitetit për Komunitete, në të cilën u përshëndet vendimi për futjen e gjuhës rome si gjuhë zyrtare në Komunën e Graçanicës.