Anëtarët e komitetit fillimisht e miratuan procesverbalin nga mbledhja e katërt e rregullt e mbajtur më 08.09.2016.
Pastaj u zgjodh zëvendës kryesuesi i Komitetit për Komunitete. Njëzëri u vendos që ai të jetë përfaqësuesi i komunitetit rom, Milaim Eminoviq.
Drejtori i Financave Slavisha Niçiq e prezantoi buxhetin e Komunës së Graçanicës për periudhën 2017-2019, duke theksuar se zgjidhja e problemeve infrastrukturore janë prioritet, me çka janë pajtuar edhe anëtarët e Komitetit për Komunitete.
Në pjesën e mbledhjes të dedikuar për shqyrtimin e problemeve të komuniteteve, përfaqësuesi i komunitetit ashkali nga Radeva kërkoi zgjidhjen e problemeve të transportit për nxënësit e shkollave fillore, të cilët vijojnë mësim në gjuhën shqipe në komunën e Lipjanit. Ai theksoi se pagesa e transportit paraqet një problem të madh financiar për prindërit dhe kërkoi që komuna e Graçanicës të përfshihet në zgjidhjen e problemeve. U ra dakord që në këtë aspekt të mbahet një takim me përfaqësuesit e Arsimit pranë Komunës së Graçanicës dhe së bashku me Komunën e Lipjanit të zgjidhet problemi në mënyrë që nxënësit të mos mungojnë nga mësimi.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së dhe KFOR-it.
800×600
Mbledhja e gjashtë e jashtëzakonshme e Komitetit për Komunitete u mbajt në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}