Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.
Mbledhja u kryesua nga Milaim Eminoviq, ndërsa anëtarët e këtij trupi të Kuvendit diskutuan për gjithsej gjashtë pika të rendit të ditës. Në mbledhje morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Sasha Daniq dhe kryesuesi i KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
Së pari, u miratua procesverbali nga mbledhja e parë, e mbajtur më datën 1 shkurt të këtij viti.
Pastaj, u miratua raporti vjetor i punës së Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim për vitin 2018, i cili u prezantua nga zyrtari Leutrim Ajeti.
Informatat për ndarjen e subvencioneve në fushën e bujqësisë dhe mundësia e subvencionimit të projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit janë dhënë nga drejtori Dragisha Stojanoviq dhe Novak Zhiviq.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit kishin mundësinë të tregonin problemet aktuale në komunitetet e tyre, të cilat kryesisht kishin të bënin me infrastrukturën, mungesën e ndriçimit publik në vende të caktuara, qentë endacakë dhe të ngjashme.