Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Komitetit për Personat me Nevoja të Veçanta. Mbledhja u kryesua nga asamblistja dr. Sonja Illiq Odalloviq.
Fillimisht anëtarët e Komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 03.02.2023, pas së cilës u shqyrtuan mundësitë e prioriteteve sipas nevojave për marrjen e ndihmës financiare të njëhershme për personat me nevoja të veçanta. Është dakorduar që të shqyrtohet mundësia e krijimit të një liste të personave prioritarë që kanë nevojë për ndihmë, duke u bazuar në kujdesin shëndetësor të zgjeruar dhe të kanalizohet ndihma njëhershme sipas kërkesës sipas këtij kriteri.
Gjithashtu, anëtarët e Komitetit i paraqiten idetë dhe propozimet e tyre për zgjerimin e kontakteve me organizata dhe institucione ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të mjeteve përmes donacioneve për personat me nevoja të veçanta në territorin e Komunës së Graçanicës.