Mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Anëtarët e komitetit miratuan pikat e propozuara dhe u pajtuan se lidhur me to do të diskutojnë në mbledhjen e rregullt, e cila do të fillojë në orën 10:00.
Anëtarët e komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja e shtatë e rregullt, e mbajtur më datën 27.09.2019 dhe u pajtuan se si pikë e dytë në mbledhjen e rregullt do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor financiar për vitin 2019, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
Është pranuar edhe marrja e vendimit për vërtetimin e ofertës së përzgjedhur për qiranë afatgjate të pronës së paluajtshme të komunës P/1897/1 ZK Llapllasellë, me propozim të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq, si dhe që asamblistëve tꞌiu ofrohen informacionet për subvencionet në bujqësi, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Dragisha Stojanoviq.
Gjithashtu, anëtarët e komitetit janë informuar në mbledhje për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe furnizimin e institucioneve arsimore me material për ngrohje, me propozim të drejtoreshës së Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq.