Mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Anëtarët e këtij organi të Kuvendit përcaktuan rendin e ditës për mbledhjen e gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
U miratua procesverbali nga mbledhja e pestë e rregullt, e mbajtur më 5 gusht 2020.
Asamblistët do të diskutojnë në detaje për të gjitha pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet sot.