Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti sot mbledhjen e tetë të rregullt në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Së pari, antarët e Komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja e shtatë e rregullt, e mbajtur më datën 28.09.2020, ku pastaj shqyrtuan raportin nëntëmujor financiar për vitin 2020, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Finanacev, Sllavisha Niçiq.
Komiteti ra dakord që propozim-vendimin për fillimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Graçanicës të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit, me propozim të drejtoreshës së Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Mirjana Stanojeviq.
Për shkak të detajeve teknike, shqyrtimi i çmimores së NPK “Ekologjia” Sh.A. u përjashtua nga rendi i ditës, me propozim të Komisionit Komunal të Aksionarëve.
Është dakorduar që në mbledhjen e Kuvendit asamblistët ta shqyrtojnë kërkesën e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për lirimin nga pagesa e taksës komunale për transaksionin e pronës, me propozim të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Është dakorduar që në rendin e ditës të mbledhjes të përfshihet diskutimi për shfuqizimin e vendimit për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore për tokë ndërtimore për shtatë parcela në ZK Graçanicë dhe diskutimi për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore jashtë zonës së lejuar për ndërtim.