Mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Në këtë mbledhje u konfirmua rendi i dtës së mbledhjes së katërt të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Anëtarët e komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja e tretë e jashtëzakonshme, e mbajtur më datën 25 nëntor 2020.
Propozim-vendimi për rritjen e buxhetit nga të ardhurat vetanake për vitin 2020 u miratua me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
Propozim-vendimi për lirimin e Shoqatës së gjuetarëve “Graçanica” nga pagesa e qirasë për shfrytëzimin e vendgjuetisë për një periudhë prej 6 muajsh u shqyrtua dhe u miratua, me propozim të kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.