Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Përbërja pesëanëtarëshe përcaktoi rendin e ditës për mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Procesverbali nga mbledhja e nëntë e rregullt, e mbajtur më 23 dhjetor 2020, u miratuan në mbledhje.
Me propozim të kryesuesit Ljubisha Karaxhiq, u miratua raporti vjetor i punës së Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe raporti vjetor për realizimin e Planit të punës të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
U miratua raporti vjetor financiar për vitin 2020.
Në mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit Komunal do të diskutohet për Planin e punës së Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe raportin vjetor të punës së Komitetit për Komunitete, ndërsa asamblistët do të informohen për situatën epidemiologjike dhe përfundimin e gjysmëvjetorit të parë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.
Do të diskutohet edhe për Rregulloren nr.01-2021-KG për taksat, tarifat dhe gjobat komunale, ndërsa çështja lidhur me ndarjen e subvencioneve në fushën e turizmit është hequr nga rendi i ditës, sepse e njëjta do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.