Të gjithë 11 anëtarë të komitetit ishin të pranishëm, ndërsa rendi i ditës nuk ka mundur të ndryshohet duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mbledhjen e jashtëzakonshme.
Në fillim të mbledhjes anëtarët e komitetit miratuan njëzëri procesverbalin nga mbledhja e dytë e jashtëzakonshme, të mbajtur më 10. 05. 2016.
Drejtori i Financave, Slavisha Niçiq, e shpjegoi propozimin për rishikimin e buxhetit për vitin 2016, duke dhënë shqarim të detajuar për të gjitha ndryshimet në lidhje me rishikimin, ku pas diskutimit të shkurtër njëzëri u miratua pika e dytëe rendit të ditës.
Pika e tretë kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 6279/15 nga 20.10.2015 për themelimin e Komitetit për Komunitete.
Kryesuesja e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq, e shpjegoi këtë pikë, duke theksuar se Komiteti për Komunitete e ka dorëzuar kërkesën përmes të cilës është kërkuar që në vend të Afrim Osmanit, i cili ka dhënë dorëheqje me shkrim, të miratohet kandidatura e znj. Aziza Ramiq.
Anëtarët e komitetit janë pajtuar se kryesuesi i Komitetit për Komunitete duhet të jetë i pranishëm në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit për të shpjeguar se ka ardhur deri te zëvendësimi i anëtarëve të Komitetit për Komunitete. Kjo pikë nuk u miratua njëzëri, sepse dy anëtarë votuan kundër, ndërsa një anëtar abstenoi.
Nën pikën “të ndryshme” është biseduar për sinjalizimin në komunikacion, përkatësisht për “policët e shtrirë”, ndriçimin rrugor dhe qentë endacakë. Një nga temat ishte edhe Kooperativa bujqësore. Duke pasur parasysh se komisioni, i formuar nga Kuvendi dhe i përbërë nga këshilltarët, kërkoi nga drejtori i saj dorëzimin e dokumentacionit të plotë, por përgjigjja ende nuk është marrë, kryetari i komisionit kërkoi nga kryesuesja që t’ia dërgojë një shkresë, përkatësisht ekstraktin e procesverbalit kryetarit të Komunës së Graçanicës për t’i marrë informatat e kërkuara, duke përfshirë këtu edhe informatën nëse drejtori e ka paraqitur dorëheqjen e tij apo ende gjendet në këtë pozitë.
Të gjitha pikat e rendit të ditës do të shqyrtohen detajisht në mbledhjen e Kuvendit, e cila është caktuar në orën 12:00.
800×600
U mbajt mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, rendi ditor i së cilës përmban katër pika.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}