Anëtarët në fillim e miratuan procesverbalin nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 10 mars 2016.
Me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, u miratua Rregullorja për transperencën në Komunën e Graçanicës dhe Rregullorja për deklarimin e dhuratave të personave zyrtarë të Komunës së Graçanicës.
Me propozim të drejtorit të Financave, Slavisha Niçiq, këshilltarët aprovuan transferimin e mjeteve të pashpenzuara financiare nga viti 2015 në vitin 2016 dhe raportin tremujor financiar.
Këshilltarët refuzuan të diskutojnë për pikën e gjashtë të rendit të ditës, përkatësisht për Urdhëresës për përcaktimin e orarit të punës së subjekteve ekonomike, sepse propozuesi – drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Integrime, Aleksandar Mihajloviq, nuk u paraqit në këtë mbledhje për ta shpjeguar propozimin e dhënë.
Më pas është pranuar propozimi i drejtorit të Urbanizmit, Dejan Jovanoviq, për përfshirjen në rendin e ditës së Kuvendit komunal të Graçanicës të kërkesës për dhënien e tokës për shfrytëzim afatgjatë të banorëve të komunës së Graçanicës. Jovanoviq ka shpjeguar se bëhet fjalë një katër familje të cilat në tokat e kërkuara tashmë kanë objekte të banimit. Këshilltari Goran Laziq kishte vërejtje për propozimin, sepse me të nuk janë përfshirë të gjitha kërkesat e arritura në Komunën e Graçanicës, përkatësisht që nuk janë marrë parasysh kërkesat e ndarjen e tokës për kryerjen e biznesit privat nga familja Jovanoviq nga Slovinja. Drejtori Jovanoviq ka shpjeguar se bëhet fjalë për kërkesat e ndryshme dhe se çdo gjë është bërë në përputhje me ligjin. Këshilltarët ranë dakord që ky propozim të përfshihet në rendin e ditës të Kuvendit komunal.
Nën pikën “të ndryshme” është diskutuar për punën e Kooperativës bujqësore në Gushtericën e Poshme.
800×600
Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}