Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në seancën e parë të sotme kanë miratuar procesverbalin e mbledhjes së parë të rregullt të mbajtur më 08.02.2016, ndërsa pastaj e miratuan njëzëri propozimin që Kuvendi në mbledhjen e caktuar në orën 11:00 do t’i shqyrtojnë dhe t’i miratojnë vendimet paraprake të Komisionit për dhënien e subvencioneve për organizatat jo-qeveritare dhe shoqatat për vitin 2016, në bazë të projekteve të dorëzuara, me propozim të kryetarit të komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Këshilltarët e Kuvendit do të diskutojnë sot për transferimin e fondeve të pashpenzuara nga viti 2015 në vitin 2016, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Slavisha Niçiq, si dhe për transferimin e fondeve nga shpenzimet kapitale në mallra dhe shërbimeve, gjithashtu me propozim të drejtorit Slavisha Niçiq, ndërsa pastaj do ta shqyrtojnë propozimin për ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit komunal të Graçanicës, me propozim të kryesueses së Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq.
Raportet vjetore të punës, të cilët do të shqyrtohen në mbledhjen e Kuvendit të Graçanicës, para anëtarëve të komitetit, u prezantuan nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gordana Toskiq, drejtori i Planifikimit, Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dejan Jovanoviq dhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Milosh Dimitrijeviq.
Këshilltarët sot do ta shqyrtojnë edhe raportin vjetor të punës së Stacionit policor në Graçanicë, i cili do të paraqitet nga komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq.
Komiteti për Politikë dhe Financa ka vendosur që si pika e dhjetë e rendit të ditës të cilën do ta diskutojnë këshilltarët do të jetë projekt-vendimi për miratimin e aneks-marrëveshjes “Zhvillimi dhe menaxhimi i sektorit të artit dhe punëdorëve” në mes të Komunës së Graçanicës dhe "ARM" Prishtinë, me propozim të kryetarit të komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Nën pikën “të ndryshme” anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa propozuan formimin e grupit punues prej pesë anëtarëve, i cili do t’i shqyrtojë veprimet financiare të Kooperativës bujqësore, ku fjalën e fundit lidhur me këtë propozim do ta kenë këshilltarët e Kuvendit komunal të Graçanicës në mbledhjen e sotme.
800×600
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa sot në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme kanë vendosur njëzëri që para këshilltarëve të Kuvendit komunal të Graçanicës në mbledhjen e tij të caktuar në orën 11:00 do të shqyrtohen gjithsej 11 pikë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}