Anëtarët e Komitetit fillimisht e miratuan procesverbalin nga mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e mbajtur më 09.09.2016.
Është miratuar propozim-vendimi për ndarjen e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë, i cili ka të bëjë me ndarjen e parcelës me një sipërfaqe prej 15 arësh për Këshillin Gjyqësor të Kosovës për shkak të ndërtimit të departamentit të Gjykatës Themelore të Prishtinës në Graçanicë.
Anëtarët e Komitetit vendosen që në mbledhjen e Kuvendit të shqyrtohet buxheti për periudhën 2017-2019, si dhe Rregullorja për tatimin në pronë për vitin 2017.
Kryesuesja Brankica Kostiq shpjegoi Planin e punës së Kuvendit për vitin 2017.
U vendos që në mbledhjen e Kuvendit do të shqyrtohet edhe Rregullorja për zbatimin e Ligjit për zonën e veçantë të mbrojtur të manastirit të Graçanicës. Kjo pikë ka shkaktuar një debat të madh, sepse këshilltarët theksuan se ata janë të shqetësuar se me Rregulloren në fjalë do të parandalohet urbanizimi i mëtejshëm i Graçanicës, duke pasur parasysh, ndër të tjerash, se është i ndaluar ndërtimi i objekteve me lartësi mbi 13 metra, përkatësisht më të lartë se manastiri. Juristi Bojan Stojanoviq, duke shpjeguar rregulloren në fjalë, theksoi se qëllimi i saj është lehtësimi i zbatimit të Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura.
„Rregullorja i referohet manastirit të Graçanicës, përkatësisht sipërfaqes prej 156 hektarësh. Ekzistojnë indikacionet që zona do të zvogëlohet, sepse është shumë e madhe. Me këtë rregullore definohen aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara“, tha ai.
Për pikën „të ndryshme“ nuk ka pasur diskutime, ndërsa këshilltarët thanë se për të gjitha pikat do të diskutohet në mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
800×600
Mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}