Në fillim u miratua rendi i ditës dhe procesverbali nga mbledhja e katërt e jashtëzakonshme, e mbajtur më 29.10.2015.
Pastaj, këshilltarët diskutuan dhe e miratuan kërkesën e paraqitur nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për verifikimin e listës së përfituesve të njësive banesore në Badovcin e Ri.
Kryesuesja Brankica Kostiq shpjegoi se lidhur me vendimin ekzistues ka arritur një përgjigje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal se ligjit, në bazë të cilit është marrë ky vendim, në preambulë duhet t’i shtohet edhe Ligji për financimin e programeve të veçanta të banimit.
Në pjesën e mbledhjes që ka të bëjë me njësitë e banimit mori pjesë edhe mësuesja në pension, Dushanka Andrejeviq, e cila nga Kuvendi komunal kërkoi zgjidhjen e çështjes së banimit, duke u bazuar në vendimin e mandatit të mëparshëm të Kuvendit Komunal të Graçanicës për ndarjen e banesave.
“Ekziston vendimi për marrjen e banesës si kompenzim për banesë nga e cila u largova dhe e cila gjendet në ndërtesën e cila u rrëzua për shkak të ndërtimit të objektit të ri të Komunës së Graçanicës. Me këtë rast kërkoj nga mandati i ri i Kuvendit komunal ta gjej zgjidhjen dhe t’i respektojë vendimet e mandatit të mëparshëm”, tha Andrejeviq.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq, tha se problemi ishte në juridiksionin e mandatit të mëparshëm, por Kuvendi i tanishëm do të bëjë gjithçka për të zgjidhur problemin në përputhje me ligjin dhe vendimet ekzistuese.
Nën pikën “të ndryshme” këshilltari i opozitës, Vidak Ristoviq, kritikoi administratën komunale. Ai kërkoi që këshilltarëve t’iu lejohet përdorimi i pandërprerë i parkingjeve të Komunës, përkatësisht "asistenca teknike dhe profesionale", siç parashikohet në Statutin e komunës. Ristoviq kërkoi përgjigjen për numrin e vendimeve komunale, si dhe për kushte më të mira të punës për këshilltarët e Kuvendit.
Këshilltari Goran Laziq e kërkoi raportin mbi punën e Kooperativës bujqësore në Gushtericën e Ultë. Ai kërkoi informacione mbi procesin e formimit të shoqërisë të bletarëve dhe mjetet e shpenzuara.
KëshilltarjaJelena Maksimoviq kërkoi urgjentisht zgjidhjen dhe heqjen e mbeturinave nga rruga "Ivo Lola Ribar".
Para mbledhjes së KK të Graçanicës u mbajt mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, në të cilën u konfirmua rendi i ditës për mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
800×600
Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e pestë e jashtëzakonshme të kryesuar nga kryesuesja Brankica Kostiq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}