Në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë u mbajt mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
U miratua procesverbali nga mbledhja e gjashtë e rregullt, e mbajtur më datën 08.09.2020.
Me propozim të kryetarit të komunës, Srgjan Popoviq, u miratua propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.27/2018/KG për ndalimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore jashtë zonës së lejuar për ndërtim, i cili u shpjegua nga juristi Nebojsha Sudimac.
“Qëllimi është që të lehtësohet ndërtimi i një ferme delesh për nevojat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, ku një numër i caktuar i njerëzve do të punësohen. Kryetari i komunës konsideroi se është e dobishme të merret një vendim i tillë, përkatësisht të harmonizohet ndërtimi me ligjet e vlefshme”, tha Sudimac.
Propozim-vendimi për anulimin e Vendimit nr. 23/2019/KG për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër, i cili i referohet sallës në Llapllasellë, gjithashtu u miratua, gjithashtu me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Nuk kishte asnjë diskutim lidhur me pikën “Të ndryshme”, pas së cilës mbledhja përfundoi. Mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe të Kuvendit Komunal do të mbahet të hënën e ardhshme.