Duke i respektuar masat epidemiologjike, sot në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë u mbajt mbledhja e katërt e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Graçanicës. Më parë, pikat e rendit të ditës u dakorduan në Komitetin Komunal për Politikë dhe Financa.
Anëtarët e Kuvendit Komunal të Graçanicës së pari miratuan procesverbalin nga mbledhja e tretë e jashtëzakonshme, e bajtur më 9 gusht 2021 , ku më pas ata shqyrtuan kërkesën për transferimin e mjeteve për projektet kapitale, e cila iu paraqit asamblistëve nga drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq. Asamblistët miratuan propozimin me votat e shumicës së pranishme.
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Graçanicës patën mundësi ta rishqyrtojnë dhe miratojnë propozimin e Vendimit për emërimin e nënkryetarit të komunës për komunitete, me propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Pas diskutimit, asamblistët e Kuvendit Komunal të Graçanicës e refuzuan këtë propozim.
Para mbledhjes së Kuvendit Komunal të Graçanicë, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, në të cilin u miratua rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Graçanicës.