Në fillim u miratua rendi i ndryshuar i ditës, paraprakisht i miratuar në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, dhe pastaj edhe procesverbali nga mbledhja e pare e jashtëzakonshme.
Këshilltarët pastaj e miratuan njëzëri Rregulloren për transperencë, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq. Me propozim të kryetarit Kostiq u miratua edhe Rregullorja për deklarimin e dhuratave të personave zyrtare.
Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar propozimi për transferimin e mjeteve të pashpenzuara financiare nga viti 2015 në vitin 2016. Me propozimin e drejtorit të Financave, Slavisha Niçiq, u miratua edhe raporti tremujor financiar për vitin 2016.
“Buxheti i Komunës së Graçanicës për tremujorin e parë ishte 6.092.033 €, ku nga kjo shumë, për tre muajt e parë, janë alokuar mjetet në shumë prej 1.737.387 €, ndërsa janë shpenzuar 963.660 €. Në tremuajt e parë janë realizuar të ardhurat vetanake në një shumë prej 264.021€“, u tha z. Niçiq këshilltarëve.
Këshilltarët nën pikën e gjashtë të rendit të ditës kanë vendosur për dhënien e tokës banorëve të Komunës së Graçanicës në shfrytëzim afatgjatë. Propozimin e shpjegoi drejtori i Urbanizmit, Dejan Jovanoviq, në emër të familjes Stojanoviq, Miljkoviq dhe Rashiq, të cilat ishin të pranishme në mbledhjen e sotme. Këshilltari Vidak Ristoviq e vlerësoi gjestin e Komunës së Graçanicës dhe kërkoi zgjidhjen më të thellë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet pronësore-juridike të qytetarëve. Këshilltari Goran Laziq kishte një vërejtje lidhur me këtë pikë, sepse, siç tha ai, në mbledhje nuk janë marrë parasysh të gjitha kërkesat e arritura për këtë pikë. Ai kërkoi që për këto raste të respektohen procedurat ligjore. Drejtori Jovanoviq theksoi se ligji është respektuar plotësisht kur bëhet fjalë për raste të tilla. Pas diskutimit është miratuar propozimi.
Nën pikën “të ndryshme” këshilltari Goran Laziq prezantoi një raport të shkurtër të Bordit të drejtorëve të Kooperativës bujqësore në Gushtericën e Poshtme. Është thënë se gjendja në kooperativën në fjalë nuk është e mirë dhe se është treguar nevoja që të hulumtohet se si janë shpenzuar fondet që ishin të destinuara për disa projekte.
800×600
Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt sot, në të cilën këshilltarër, ndër të tjera, e miratuan raportin tremujor financiar për vitin 2016.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}