Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори

U mbajt mbledhja e Kuvendit komunal të Graçanicës

Me 14 vota “Pro” dhe 3 vota “Kundër” asamblistët e Kuvendit të komunës së Graçanicës miratuan propozimin për rregullimin reciprok të vijave kadastrale në mes të komunës së Graçanicës dhe të Fushë Kosovës.

 Sot në sallën e Kuvendit të komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e jashtëzakonshme. Në mbledhje marrin pjesë 17 nga gjithsej 19 asamblistë.  Asamblistët diskutuan për tre pika të rendit të ditës, ku si më e rëndësishmja kishte të bëjë me rregullimin reciprok të vijave kadastrale në mes të komunës së Graçanicës dhe të Fushë Kosovës në ZK Preoc dhe ZK Uglar.

 Propozimi është dhënë nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, ndërsa pikën e shpjegoi drejtori i Kadastrës,Nebojsha Sudimac, i cili me këtë rast theksoi se ky propozim plotësisht është në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore dhe kornizat ligjore, përkatësisht në pajtim me Ligjin për kufijtë administrative të komunave dhe Udhëzimin administrativ për zbatimin e Ligjit për kadastër.

„Dy paragrafët më të rëndësishëm thonë se propozimet për formimin apo ndryshimin e një zone kadastrale mund të shfaqen dhe justifikohen nga banorët e asaj zone kadastrale, Kuvendi i komunës dhe nga institucionet e tjera të autorizuara. Vendimi për formimin, ndryshimin apo ndërprerjen e zonës kadastrale nxirret nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, kurse propozimi jepet nga ana e komunës.

Përveç kësaj, ky propozim është në pajtim me Parimin e subsidiaritetit të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, në të cilin thuhet se të gjitha punët publike duhen të kryhen sa më shumë që të jetë e mundur në interes të qytetarëve të komunës nga niveli më i ulët i administratës. Në përputhje me këtë, Agjencisë Kadastrale të Kosovës do t’iu paraqitet propozimi për ndryshimin e kufijve kadastrale për miratim, si dhe nënshkrimet e pëlqimit të qytetarëve të këtyre zonave”, tha Sudimac.

Kundër këtij propozimi ishin asamblistët e Partisë së Pavarur Liberale. Asamblistja e kësaj partie, Millena Zdravkoviq, tha se publiku nuk është i informuar mjaftueshëm lidhur me këtë propozim, prandaj ai nuk duhet të miratohet me shpejtësi.

Fjalën e kërkoi edhe asamblisti Vidak Ristoviq, i cili vuri në dukje rëndësinë e miratimit të këtij propozimi.

„Si banor i Graçanicës, i lidhur për vendin tim dhe në emër të votuesve të mi, kam për obligim që ta mbështes këtë propozim. Neve na është ofruar mundësia që brenda kornizës ligjore përmes Kuvendit ta rregullojmë jetën e qytetarëve tanë dhe nuk shoh asnjë arsye për të qenë kundër këtij propozimi, sepse tabu tema e zonave të pazgjedhura do të zhduket si problem”, tha Ristoviq.

Fjalën pastaj e kërkoi asamblistja e Listës serbe, Snezhana Jovanoviq, i cila tha se asamblistët e kësaj liste e mbështesin propozimin për rregullimin reciprok të vijave kadastrale në mes të komunës së Fushë Kosovës dhe të Graçanicës, përkatësisht ZK Preoc dhe ZK Uglar.

Propozimi i miratuar sot do t’u përcillet institucioneve kompetente për shqyrtim të mëtejshëm.

Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali i korrigjuar i mbledhjes së shtatë të rregullt të Kuvendit të komunës së Graçanicës, sipas vërejtjes së dhënë nga asamblistja Millena Zdravkoviq. Për pikën “Të ndryshme” nuk pati folës, prandaj mbledhja e sotme u mbyll.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори