Në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë u mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Mbledhja filloi me miratimin e rendit të ndryshuar të ditës, përkatësisht me heqjen e propozim-vendimit për fillimin e procedurës së shpronësimit për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në Graçanicë.
U miratua procesverbali nga mbledhja e pestë e rregullt, e mbajtur më 5 gusht të këtij viti dhe më pas, me shumicën e votave, u miratua propozimi i drejtorit të Financave, Sllavisha Niçiq, për transferimin e rezervave në kategoritë ekonomike.
Asamblistët miratuan edhe raportin e punës së Inspekcionit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe të Shërbimeve Publike për vitin 2019, i cili u shpjegua nga zyrtarja e Inspekcionit, Jellena Bozhiq.
U shqyrtua dhe u miratua Plani i veprimit për procedurën transparente të buxhetimit për vitin 2020, me propozim të kryesuesit Ljubisha Karaxhiq.
“Këtë vit, për shkak të pandemisë aktuale me koronavirus, prezantimet publike të buxhetit për vitin e ardhshëm do të mbahen në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës me përfaqësues të këshillave lokale, duke respektuar të gjitha masat e planifikuara për mbrojtjen kundër virusit. Përfaqësuesit e këshillave lokalë janë të detyruar t’i mbledhin propozimet nga vendasit e tyre për projekte që duhet të zgjidhen me buxhetin lokal”, tha Karaxhiq.
Me sugjerimin e drejtoreshës së Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Mirjana Stanojeviq, u miratua propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të tokës në zonën kadastrale Graçanicë.
“Ky ndërrim i tokës është me interes të madh publik për ndërtimin e një ferme blegtorale dhe shpendësh”, tha Stanojeviq.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, i informoi asamblistët për kontratën e re që komuna nënshkroi për mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
“Është hartuar plani për instalimin e ndriçimit në vendet ku ai nuk ekziston. Kontrata është afatgjate dhe ka të bëjë me mirëmbajtjen e ndriçimit, kështu që ne do t’i zgjidhim problemet lidhur me dëmtimet dhe mosfunksionimin e ndriçimit aktual”, tha Trajkoviq.
Lidhur me pikën “Të ndryshme” është diskutuar për formimin e Zyrës për Personat me Nevoja të Veçanta. Gjithashtu është diskutuar për shkatërrimin e rekuizitave dhe mobilierisë në parqe, prandaj nga qytetarët, veçanërisht nga të rinjtë, kërkohet një sjellje e përgjegjshme.