Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори

U mbajt mbledhja e Kuvendit të Komunës së Graçanicës

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës është mbajtur mbledhja e katërt e jashtëzakonshme, ku ndër të tjera u miratuan edhe normat tatimore për vitin e ardhshëm.

Pasi kryesuesi Milan Dimitrijeviq i njoftoi asamblistët me rendin e ditës, u miratua procesverbali i mbledhjes së shtatë të rregullt të mbajtur në fillim të nëntorit.

Me propozim të drejtorit për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq, është miratuar propozimi për rritjen e buxhetit nga të hyrat vetanake në një shumë prej 303.822 euro.

Nga kjo drejtori është pranuar propozimi i Vendimit për përcaktimin e normës së tatimit për pronën e paluajtshme për vitin e ardhshëm, të cilin e shpjegoi shefi i Shërbimit të Tatimit, Srboljub Mitiq.

“Pasi që vitin e kaluar taksa është rritur jashtëzakonisht dhe duke pasur parasysh që në ligj ekziston neni që këtë vit kemi një normë kalimtare në kuptimin që ajo të jetë sa më e ulët, pra në vend të 0.15 ekzistuese për vitin e ardhshëm të jetë 0.10%. Vitin e ardhshëm me shumë mundësi do të futet edhe atimi për tokën bujqësore, ndaj ne kemi dashur të përfitojmë nga fakti që mund ta ulim normën për tokën bujqësore, tokën ndërtimore dhe objektet e banimit, ndërsa gjithçka tjetër do të mbetet e njëjtë”, tha Mitiq.

U shqyrtua edhe raporti për punën e Inspekcionit të Bujqësisë dhe të Ndërtimit për vitin 2022, i dorëzuar nga drejtori i Inspekcionit, Alleksandar Kapetanoviq. Ai theksoi se kontrolli i terrenit bëhet çdo ditë nga inspektori i ndërtimit dhe të bujqësisë për ta parandaluar keqpërdorimin e tokës bujqësore dhe ndërtimet pa leje si dhe se të gjitha kontrollet regjistrohen dhe procedura kryhet deri në fund. Përveç inspektimeve të rregullta, inspektorët i kryejnë edhe inspektimet në bazë të raportimeve të pranuara.

“Inspekcioni i Bujqësisë në gjykatën kompetente ka paraqitur 21 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa Inspekcioni i Ndërtimit ka marrë 65 aktvendime, prej të cilëve 35 për pezullimin e ndërtimit dhe 30 për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje. Janë paraqitur 12 kallëzime penale dhe janë shqiptuar 27 gjoba, shuma e përgjithshme e të cilave është 13.500 euro”, tha Kapetanoviq.

Raportin për punën e Komitetit për Personat me Nevoja të Veçanta për këtë vit e prezantoi kryetarja dr. Sonja Odalloviq. Sipas saj, personat me nevoja të veçanta janë në pozitë të keqe dhe kanë nevojë për ndihmë.

“Ne nuk kemi buxhet dhe gjithçka që kemi arritur të bëjmë deri më tani është t’u ofrojmë ndihmë kryesisht përmes organizatave joqeveritare. Ajo që ne avokohemi është që të lirohen nga taksat dhe tarifat tjera dhe do ta bëjmë një propozim të tillë në institucionet qendrore”, tha Odalloviq, duke shtuar se në komunën e Graçanicës janë të regjistruar rreth 800 persona me nevoja të veçanta.

Më pas është formuar grupi punues prej gjashtë anëtarësh për përgatitjen e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Graçanicës për vitin 2024.

Për pikën “Të ndryshme”, asamblistët u interesuan për procesin e shpronësimit të tokës për Parkun arkeologjik të Ulpianës. Kryesuesi Millan Dimitrijeviq tha se është mbajtur një diskutim publik për këtë temë, por qytetarët nuk kanë marrë informacione konkrete nga organet kompetente.

“Komuna nuk është e përfshirë në atë proces dhe ne kemi kërkuar që të mbahet një takim i ri, në të cilin do të jepen informacione të hollësishme për pronarët e parcelave, por edhe për të gjithë ne”, tha Dimitrijeviq.

Asamblistët e kritikuan edhe Ujësjellësin, duke theksuar se edhe ata nuk kanë informacione se kur do të jetë uji për pije dhe shfrytëzim sërish.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори