Në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e parë e jashtëzakonshme, ndërsa këshilltarët diskutuan për gjithsej njëmbëdhjetë pika të rendit të ditës paraprakisht të miratuara në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në fillim u miratua procesverbali nga mbledhja e parë e rregullt e mbajtur më 8 shkurt 2016.
Është shqyrtuar pastaj edhe vendimi paraprak i Komisionit për ndarjen e subvencioneve për organizatat joqeveritare dhe shoqatat për vitin 2016. Kryetari i komisionit, Stefan Filipoviq, tha se gjithsej janë dorëzuar 132 propozime nga 108 aplikime.
Këshilltarët lidhur me propozimin e drejtorit të Financave, Slavisha Niçiq, aprovuan transferimin e mjeteve financiare nga viti 2015 në vitin 2016, si dhe transferimin e mjeteve nga shpenzimet kapitale në mallra dhe shërbime dhe subvencione.
Me propozim të kryesueses Brankica Kostiq u miratua ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores së punës së Kuvendit komunal të Graçanicës.
Pastaj, këshilltarët e shqyrtuan dhe e miratuan raportin vjetor të punës së Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Planifikimit, Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Drejtorisë së Inspeksionit.
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se komuna e Graçanicës vazhdon me mbështetjen logjistike dhe teknike të shkollave.
“Paguhen faturat e energjisë elektrike, ujit, shërbimeve komunale e shkollave në territorin tonë”, tha ajo duke folur për raportin e saj.
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dejan Jovanoviq, tha se në vitin e kaluar janë realizuar gjithsej 38 projekte kapitale.
“Projekti më i rëndësishëm është rindërtimi i rrugës nga fshati Batushë deri te Lagjja e Re, rrugët e shtruara lokale në disa vende. E kemi ndërtuar objektin ndihmës për kishën në Gushtericën e Epërme, e kemi nisur sallën për edukatën fizike në Llapnasellë, ndërsa në qendër të Graçanicës e kemi ndërtuar Qendrën e informimit, si dhe Qendrën e biznesit. Në Badoc e kemi ndihmuar ndërtimin e kishës, etj … ", tha Jovanoviq.
Drejtori i Inspeksionit, Milosh Dimitrijeviq, duke shpjeguar raportin e drejtorisë së tij, tha se rezultatet më të mëdha janë arritur në fushën e inspeksionit të ndërtimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
„ Inspeksioni i ndërtimit i ka penguar ndërtimet e paligjshme në komunën e Graçanicës, ndërsa kur bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit e kemi hartuar planin e veprimit dhe tashmë jemi të shpërblyer për parandalimin dhe heqjen e deponive ilegale”, tha Dimitrijeviq.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe raporti i punës së Stacionit të policisë në Graçanicë për vitin 2015. Këshilltarët, ndër të tjera, ishin të interesuar për strukturën dhe organizimin e stacionit të policisë.
Këshilltari Goran Laziq kërkoi nga komandanti Bratislav Trajkoviq përgjigjen në pyetjen: “Kush është përgjegjës për ndërhyrjen e anëtarëve të njësisë speciale ROSU gjatë dëbimit të uzurpatorëve të banesave në Padalishtë?". Z. Trajkoviq tha se policia është angazhuar me kërkesën e Komunës së Graçanicës, ndërsa ndërhyrjen e ROSU -së ai e kërkoi për shkak të hyrjes së bllokuar në ndërtesë.
Këshilltari Sinisha Simijonoviq nga fshati Batushë kërkoi praninë më të madhe të policisë në këtë vend për shkak të popullsisë së përzier që jeton atje. Z. Trajkoviq tha se prania e përhershme e policisë në një vend është e pamundur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të zyrtarëve policorë.
Këshilltarët njëzëri miratuan propozim-vendimin për miratimin e aneks-marrëveshjen “Zhvillimi dhe menaxhimi i sektorit të artit dhe punëdorëve” në mes të Komunës së Graçanicës dhe “RAE” Prishtina, me propozim të kryetarit të komunës, Vladeta Kostiq.
Nën pikën “ të ndryshme” këshilltarët diskutuan për funksionimin e Kooperativës bujqësore në Gushtericën e Poshtme.
800×600
Këshilltarët e Kuvendit komunal të Graçanicës në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme shqyrtuan dhe miratuan raportet vjetore të punës së disa drejtorive komunale.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}