Kuvendi Komunal i Graçanicës ka mbajtur mledhjen e parë të rregullt për vitin 2013, e cila u ndoq nga shtatëmbëdhjetë këshilltarë. Para se të filloi diskutimi dhe miratimi për pesë pika të propozuara, rendi i propozuar i ditës u plotësua me katër pika të tjera. Në mbledhjen e sotme, këshilltarët kanë miratuar Planin vjetor të punës së KK të Graçanicës për vitin 2013. Gjithashtu, është miratuar edhe kërkesa e Departamentit të buxhetit dhe financave për rritjen e buxhetit për vitin 2012 nga të ardhurat vetanake, në një shumë prej 310.288,67 еuro, ku nga kjo shumë 253.084,94 еuro do të shpenzohen për realizimin e projekteve kapitale.
Me propozimin e Dioqezës së Rashkës – Prizrenit dhe Kosovës – Metohisë dhe Komitetit lokal të Çagllavicës u miratua kërkesa për ndarjen e tokës prej 26,16 arë për ndërtimin e kishës në Çagllavicë, e cila, në pajtim me rregullat ligjore, do të jepet dioqezës në shfrytëzim në një periudhë maksimale prej nëntëdhjetë e nëntë vjet.
Gjithashtu, është miratuar edhe Plani i Veprimit për shpërndarjen dhe menaxhimin më cilësi më të mirë të buxhetit të Komunës së Graçanicës për vitin 2013, i cili do të implementohet nga Komuna e Graçanicës, në bashkëpunim me OJQ „Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë“, i mbeshtetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur. Ky plan është hartuar në bazë të hulumtimeve të bëra për nevojat e qytetarëve, ku janë mbajtur grupet e fokusit me drejtorët e komunës dhe vetë qytetarët, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve nga të gjithë departamentet komunale në nivelin vjetor.
Me propozimin e Departamentit të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit pranë Komunës së Graçanicës u miratua kërkesa për mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve sportive në Komunën e Graçanicës, i cili, sipas fjalëve të drejtorit e këtij departamenti, Illija Mlladenoviq, paraqet vazhdimin e ofrimit të përkrahjes financiare shkollave të sportit dhe klubeve në Komunën e Graçanicës në mirëmbajtjen e aktiviteteve gjatë vitit aktual, përkatësisht përkrahjen e klubeve të regjistruara sportive në komunë, në mënyrë që të mundësohet atyre perspektiva më e mirë gjatë zhvillimit të ardhshëm. Gjithashtu, me kërkesë të departamentit të njëjtë është miratuar edhe kërkesa për shpalljen e pronës shoqërore me interes publik në pronësi të PIK “Ratar” në Llapllasellë, me sipërfaqe prej 4, 55 hektarë, në mënyrë që të fillohet me procesin e shkëmbimit të tokës me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Sipas fjalëve të drejtorit Mlladenoviq, pas zgjidhjes së procesit të shkëmbimit me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në këto parcela do të ndërtohet Qendra arsimore për nevojat e të gjithë shkollave të mesme në territorin e Komunës së Graçanicës, në mënyrë që të zgjidhet problemi shumëvjeçar i mungesës së hapësirave shkollore për rreth 2000 nxënësë të shkollave mesme, ku mësimi i tyre që trembëdhjetë vjet mbahet në shkollat fillore.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesa e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Graçanicës, i cili u miratua më datën 03.02.2010. Përkatësisht, Statuti i Komunës së Graçanicës është plotësuar me përcaktimin e Ditës së Komunës së Graçanicës, stemën e komunës, si dhe me Rregulloren për sistematizimin e brendshëm të administratës komunale, i cili përveç ndryshimeve përkatëse parashikon edhe formimin e një departamenti të ri komunal për zhvillim ekonomik dhe integrime.
Nën pikën të ndryshme, është paraqitur propozimi i Komitetit për komunitete pranë Komunës së Graçanicës për zgjidhjen e problemit lidhur me rritjen e numrit të qenve endacakë në territorin e Komunës së Graçanicës, i cili seriozisht kërcënon sigurinë e banorëve.
Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së në Graçanicë, si dhe ata të KFOR-it.
Në mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2013 u miratua Plani vjetor i punës së KK të Graçanicës, Plani i Veprimit për përmirësimin e shërbimeve të departamenteve komunale, ndryshimi i Statutit të Komunës së Graçanicës, kërkesa për ndërtimin e kishës në Çagllavicë, propozimi për shpalljen e parcelës si pronë me interes publik, kërkesa për rritjen e buxhetit për vitin 2012 nga të ardhurat vetanake dhe pika të tjera.