Këshilltarët e pranishëm së pari kanë miratuar procesverbalin nga mbledhja e katërt e rregullt, e mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, pastaj u miratua propozimi për zëvendësimin e disa anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Me propozim të kryetarit të Komunës, Vladeta Kostiq, është shqyrtuar vendimi për ndarjen e tokës në përdorim në vendbanimin Padalishtë në Graçanicë. Me këtë vendim tetë familje të zhvendosura brenda vendit do të përfitojnë nga Komuna e Graçanicës nga një tokë me sipërfaqe deri në 7 hektarë për përdorim afatgjatë (një periudhë prej 99 vitesh) për të ndërtuar një shtëpi.
Është shqyrtuar dhe u miratua plani vjetor i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe memorandumi i bashkëkuptimit ndërmjet Komunës së Graçanicës dhe Organizatës turistike Graçanica (OTG). Me këtë memorandum është parashikuar bashkëpunimi për të zhvilluar turizmin rural, fetar, sportiv e rekreativ, si dhe potencialin e madh të komunës me qëllim të zhvillimit ekonomik.
Këshilltarët shqyrtuan dhe pastaj miratuan Planin vjetor të Kuvendit Komunal të Graçanicës për vitin 2015, si dhe raporti vjetor financiar për vitin e kaluar.
Nën pikën tetë të rendit të ditës është shqyrtuar raporti vjetor i Sektorit të Arsimit me propozim të drejtoreshës Gordana Toskiq. Duke arsyetuar raportin, ajo theksoi se detyra kryesore e këtij sektori ishte përmirësimi dhe rritja e standardeve arsimore në institucioneve parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme.
Nën pikën „të ndryshme“ nuk ka pasur diskutime. Të gjitha pikat e rendit të ditës do të gjenden edhe një herë para këshilltarëve në mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në të cilën janë shqyrtuar nëntë pika të rendit të ditës.