Në fillim të mbledhjes këshilltarët miratuan rendin e ditës të plotësuar paraprakisht në mbledhjen e parë të rregullt të Komitetit për politikë dhe financa.
Pastaj u emërua komisioni treanëtarësh për ankesa lidhur me procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme komunale në përdorim. U vendos që si anëtar i Komisionit nga këshilltarët të jetë Zhivojin Marinkoviq.
Njëzëri u miratua Plani i veprimit për transparencën në komunën e Graçanicës, i cili kryesisht i referohet detyrimit të informimit të publikut për të gjitha aktivitetet e komunës.
Me propozim të kryetarit të komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, u miratua propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 2914/15 nga 05.06.2015 për themelimin e Këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2015. Këshilltarët kanë kërkuar që në një nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të ftohet komandanti i Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, i cili do t’i informojë këshilltarët për punën e tij dhe të stacionit policor në Graçanicë.
Këshilltarët njëzëri e miratuan pikën e shtatë të rendit të ditës “Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës dhe Organizatës turistike “Graçanica”, të cilën e shpjegoi hollësishëm drejtori Boban Petroviq.
Kryesuesja Brankica Kostiq e shpjegoi raportin e punës së Kuvendit komunal, i cili gjithashtu u miratua njëzëri. Është miratuar dhe u ndryshua vendimi për dhënien e pronës komunale në përdorim për nevojat e ndërtimit të shtëpisë së gazetarëve në Graçanicë.
Shefja e Zyrës për komunitete dhe kthim, Elvira Qesasi, e prezantoi Planin e veprimit për riintegrim, të cilin këshilltarët e miratuan. Ajo sqaroi se plani ka të bëjë me familjet që janë larguar nga Kosova para vitit 2010 dhe përfshin ndihmën e nevojshme nga 6 + 6 muaj, nëse ata vendosin të kthehen.
Polemika më e madhe në mbledhjen e sotme u zhvillua për shkak të pikës 11-të të rendit të ditës, ku është paraparë diskutimi për raportin vjetor të punës së Drejtorisë së planifikimit, urbanizmit, kadastrës dhe mbrojtjes së mjedisit. Këshilltarët, duke u bazuar në propozimin e këshilltarit Goran Laziq vendosën që për këtë raport të diskutohet në një nga mbledhjet e ardhshme, për shkak të mungesës së drejtorit të kësaj drejtorie.
Njëzëri u miratua raporti vjetor financiar për vitin 2015, si dhe propozimi për rritjen e buxhetit nga të ardhurat vetanake, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së buxhetit dhe financave, Slavisha Niçiq.
Në mbledhjen e sotme janë emëruar anëtarët e Komisionit për ndarjen e subvencioneve për organizatat joqeveritare dhe shoqatat nga radhët e këshilltarëve. U vendos që si pjesë e këtij Komisioni të jenë Brankica Kostiq dhe Vidak Ristoviq.
Në mbledhje këshilltarët njëzëri i aprovuan mjetet për shpenzimet që janë krijuar gjatë organizimit të kremtimit të Vitit të ri serb.
Lidhur me pikën “të ndryshme”nuk është diskutuar.
800×600
Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit komunal të Graçanicës u mbajt në ndërtesën e Komunës së Graçanicës, në të cilën këshilltarët, ndër të tjera, e kanë miratuar raportin vjetor financiar.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}