Këshilltarët e KK të Graçanicës së pari e miratuan procesverbalin nga mbledhja e tretë e jashtëzakonshme, të mbajtur më 10.09.2015, pastaj edhe raporti i kryetarit të komunës, Vladeta Kostiq, për gjendjen ekonomike dhe financiare dhe implementimin e planeve investuese të komunës.
“Në periudhën nga janari, e përfshirë me këtë raport, janë shpenzuar 59,6 % të buxhetit. Disa masa kursimi, të cilat i kemi ndërmarrë në fillim, ndoshta kanë kontribuar që buxheti të shpenzohet më pak, si dhe të reduktohen problemet që janë paraqitur gjatë procedurave të tenderimit. Megjithatë, në muajin e fundit shumica e procedurave të tenderimit kanë përfunduar, shumica epunimeve janë finalizuar”, tha Kostiq dhe shtoi se është i kënaqur me mënyrën e shpenzimit të buxhetit sidomos për arsye se gjatë vitit ka pasur shumë ngjarje që kanë kërkuar mbështetje financiare nga Komuna.
Kryetari i komunës foli edhe për borxhin, si dhe për detyrimet kontraktuale të cilat komuna është e detyruar t΄i paguajë deri në fund të vitit buxhetor.
Rregulloren për bashkëpunim të komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane e shpjegoi drejtori i Drejtorisë së Administratës, Zvonko Stankoviq, i cili e prezantoi para këshilltarëve procedurën ligjore gjatë zgjedhjes së këshillave lokale në vendbanimet, si dhe rëndësinë e këshillit për të përmirësuar jetën e popullatës dhe ofrimin e ndihmës konkrete në situata emergjente. Ai tha se roli i komunës gjatë formimit të këshillave lokale është ekskluzivisht të natyrës teknike, kryesisht në formimin e komisionit pesëanëtarshe të ngarkuar me informimin dhe përgatitjen e popullatës për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe për publikimin e rezultateve të votimit. Këshillat lokale do të punojnë ngushtë me kryetarin e Komunës së Graçanicës, ku gjatë takimeve të përbashkëta do t΄i paraqitën problemet e tyre.
Këshilltarët njëzëri e miratuan rregulloren e propozuar, si dhe Rregulloren për barazi gjinore, të cilën gjithashtu para këshilltarëve e paraqiti drejtori i Drejtorisë komunale të Administratës, Zvonko Stankoviq.
Propozimi i drejtorit të Drejtorisë komunale të Urbanizmit, Dejan Jovanoviq, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore me qëllim të investimeve të reja, zgjerimit të procesit të prodhimit dhe punësimit të personave nga territori i Komunës së Graçanicës me ndërtimin e objekteve komerciale dhe hotelierike, këshilltarët e kanë miratuar unanimisht me disa vërejtje dhe sugjerime të caktuara.
Këshilltari i “Vidovdan – it”, Vidak Ristoviq, propozoi hartimin e strategjisë për zgjerimin e mëtejshëm të zonës së biznesit, në mënyrë që komuna të jetë e gatshme për t΄i mirëpritur investitorët e rinj, të cilët janë të gatshëm për të investuar në Komunën e Graçanicës që është pranuar edhe nga kryetari i komunës.
Buxheti i Komunës së Graçanicës për periudhën 2016-2018, me propozimin e drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Slavisha Niçiq, gjithashtu njëzëri është miratuar nga këshilltarët, si dhe Rregullorja mbi tatimin në pronë për vitin 2016.
Këshilltari i “SKS”, Goran Laziq, ishte i interesuar për bazën ligjore të ndarjes së mjteve financiare nga buxheti për shërbimet këshilluese, të cilën e shqaroi kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, duke theksuar se është lejuar financimi i trupave këshilluese nga kategoria mallra dhe shërbime, duke pasur parasysh se për shumë fusha komuna ka nevojë për opinionin e ekspertëve për të realizuar me sukses shumë plane të cilët kanë për qëllim përmirësimin e jetës së popullsisë.
Këshilltarët e miratuan edhe raportin e grupit punues për një bashkëpunim me projektin AKT të USAID – it, si dhe Planin e veprimit për përmirësimin e ndriçimit publik 2015-2018, me propozimin e kryetarit të grupit punues, Vladan Trifiq.
Nën pikën “të ndryshme”, juristët e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Urbanizmit janë përgjigjur në pyetjet e këshilltarëve të opozitës, Goran Laziq dhe Vidak Ristoviq.
800×600
Të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës janë miratuar njëzëri, ku në mesin e tyre si më e rëndësishmja për zhvillimin e komunës ishte buxheti për periudhën 2016 – 2018.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}