Këshilltarët e Kuvenditt ë Komunës së Graçanicës mbajtën sot mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme. Ndër të tjerash, në mbledhje është themeluar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi dhe është miratuar Deklarata me të cilën dënohet arrestimi i shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, duke përfshirë dy këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e dytë e jashtëzakonshme, është diskutuar Raporti për zbatimin e Planit vjetor të prokurimit publik dhe kontratave publike të nënshkruara për vitin 2025, i cili iu prezantua këshilltarëve nga shefi i Prokurimit Publik, Dejan Todoroviq.
Informatat për Qarkoren buxhetore 2027/01 janë shpjeguar nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq dhe më pas është diskutuar dhe miratuar propozimi për bartjen e mjeteve të pashpenzuara financiare nga viti 2025 në vitin 2026.
Në mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme, drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit, Jellena Stojanoviq, ka paraqur para këshilltarëve Raportin e punës së Inspekcionit të Bujqësisë dhe të Ndërtimit për vitin 2025. Pas diskutimit, këshilltarët e kanë miratuar raportin e punës së propozuar.
Në mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Graçanicës është diskutuar dhe miratuar Raporti i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2025, përmbajtja e të cilit është prezantuar nga drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Milliq.
Është shqyrtuar dhe miratuar propozimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për lidhjen e kontratës për ofrimin e shërbimeve me NPK “Ekologjia” SH.A., i propozuar nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, ku më pas është shqyrtuar Raporti vjetor i punës së NPK “Ekologjia” SH.A. Graçanicë për periudhën janar – dhjetor 2025, me propozimin e drejtoreshës ekzekutive të NPK “Ekologhia” SH.A. Graçanicë, Sllagjana Mirkoviq.
Kryetari i Komisionit të Aksionarëve të NPK “Ekologjia” SH.A. Graçanicë, Sasha Daniq, e ka paraqitur propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të NPK “Ekologjia” SH.A. Graçanicë, të cilin këshilltarët e kanë miratuar pas shqyrtimit.
Në mbledhjen e KK të Graçanicës, me propozimin e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, është miratuar propozimi i vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Anëtari i Kabinetit të kryetarit Zhiviq, Stefan Trajkoviq, iu drejtua këshilltarëve në emër të kryetarit.
Propozimi i vendimit për miratimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Leposaviqit është miratuar gjithashtu, me propozimin e kryetarit të Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq. Detajet e marrëveshjes janë shpjeguar para këshilltarëve nga drejtori i Drejtorisë së Administratës, Vlladica Trajkoviq.
Kuvendi i komunës ka kërkuar në një Deklaratë që të arrestuarit të mbrohen nga liria.
Kryesuesi i Këuvenditt ë Komunës së Graçanicës, Millan Dimitrijeviq, gjithashtu në emër të grupit parlamentar të Listës Serbe, shprehu pakënaqësinë e tij me arrestimet e fundit të shtatë drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, duke përfshirë dy këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Graçanicës dhe në përputhje me rrethanat, e lexoi deklaratën që Kuvendit të Komunës së Graçanicës, e cila është miratuar nën pikën “Të ndryshme” me një votë kundër dhe katër abstenime.
“Kuvendi i Komunës së Graçanicës shpreh shqetësim të thellë me rastin e arrestimeve të këshilltarëve, drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, të cilat i perceptojmë si vazhdim të presionit politik dhe represionit institucional kundër popullit serb dhe përfaqësuesve të institucioneve në Graçanicë. Ne e dënojmë padrejtësinë, veprimet e motivuara politikisht dhe presionin që po ushtrohet kundër njerëzve të pafajshëm, ku “shkelja” e vetme është se ata po e kryenin me ndershmëri dhe përgjegjësi punën e tyre në interes të qytetarëve. Kuvendi i Komunës së Graçanicës kërkon nga institucionet kompetente që drejtorëve të arrestuar t’u mundësohet e drejta për t’u mbrojtur nga liria, me respekt të plotë të ligjit, të drejtave themelore të njeriut, parimeve të gjykimit të drejtë dhe prezumimit të pafajësisë. Ne i bëjmë thirrje Bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, OSBE-së, EULEX-it dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare përkatëse të qëndrojnë në mbrojtje të drejtave themelore të popullit serb dhe ta parandalojnë persekutimin dhe kërcënimin e mëtejshëm të motivuar politikisht. Kuvendi i Komunës së Graçanicës mbetet i përkushtuar fuqimisht ndaj paqes, stabilitetit, dialogut dhe ruajtjes së të drejtave institucionale të popullit serb dhe komuniteteve të tjera në këtë hapësirë”, thuhet në tekstin e Deklaratës së propozuar në Kuvend nga grupi parlamentar i Listës Serbe dhe të miratuar në mbledhjen e sotme.
Mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Graçanicës i parapriu mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa.