
„Numri i pjesëmarrësve ishte më shumë se i kënaqshëm, ku morën pjesë rreth 50-të garues. Falë Komunës së Graçanicës kjo është njëra nga ngjarjet që do të organizohen në periudhën e ardhshme. Qëllimi i këtyre ngjarjeve sportive, përveç konkurrencës, kryesisht organizohen për të zhvilluar shpirtin sportiv të të rinjve në këtë rajon.Të gjithë pjesëmarrësve të turneut i dëshiroj shumë sukses në garat e ardhshme “, tha Dejan Jevtiq, drejtori i OJQ –së “Shoqata sportive Pokretac” , i cili njoftoi se së shpejti do të hapet turneu i shahut, i cili do të mbahet në pishinën “Hacijenda” në Graçanicë, në orën 10 .
Për pjesëmarrësit më të mirë në këtë turne janë siguruar shpërblimet monetare, trofet, veshja sportive, medalje, certifikata. Në kategorinë e juniorëve, deri në moshën 14 vjet, garën e fitoi Vlladimir Çolloviq nga Leshka, i cili u shpërblye me 50€, një trofe dhe veshje sportive, si garuesi më i mirë në pingpong në këtë kategori. Vendi i dytë i takoi Alleksandar Mitroviqit nga Çagllavica, i cili fitoi 40€, ndërsa vendi i tretë iu dha Nikolla Llekiqit nga Çagllavica, i cili fitoi 30€.
Në këtë turne është shpërblyer edhe pjesëmarrësi më i ri i talentuar, Arsenije Markoviq nga Graçanica, ndërsa për pionierin më të mirë u shpall Fillip Agjançiq dhe për kadetin më të mirë u shpall Ramiz Ersad, i cili u shpërblye me 10 € , medalje dhe nga një veshje sportive.
Në kategorinë e seniorëve u shpërblyan tre lojtarë më të mirë me 100, 60 dhe 40 euro.Lojtari më i mirë i turneut të këtij viti është Vlladimir Petroviq nga Leshka, anëtar i Klubit të pingpongut “Leshak”, vendi i dytë i takoi Branisllav Markoviqit nga Graçanica, ndërsa vendin e tretë e mori Jovica Petroviq.
Përveç turneut të pingpongut, në kuadër të projektit “Vera kulturore-argëtuese 2012”, në periudhën e ardhshme do të mbahet turneu në shah, peshkim dhe volejboll, ku organizatori kryesor është Komuna e Graçanicës, e cila financon këto manifestime.
Në Graçanicë u mbajt turneu i pingpongut, në kategorinë e juniorëve dhe të seniorëve, ku morën pjesë rreth 50 –të garues, ndërsa anëtarëve të klubeve më të mirë të pingpongut do të jepen shpërblimet e vlefshme.