Mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Ajo filloi me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e pestë e rregullt e mbajtur në fillim të shtatorit të këtij viti.
Drejtoresha e Arsimit, Brankica Niqiq i paraqitit informacionet anëtarëve të pranishëm të Komitetit për Komunitete për fillimin e vitit shkollor.
Në mbledhje mori pjesë përfaqësuesja e Organizatës turistike të Graçanicës, Sandra Gjekiq, e cila iu përgjigj pyetjeve lidhur me Panairin e Ekonomisë, Turizmit, Kulturës dhe Traditës të mbajtur së fundmi.
Anëtarët e komitetit diskutuan për problemet aktuale të komuniteteve të tyre dhe edhe një herë u përmend problemi me kanalizimin në Lagjen e romëve.