Në kuadër të fushatës “Muaji i gjelbër”, e cila po zbatohet me rastin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, Organizata turistike e Graçanicës, në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës, NPK “Ekologjia”, OJQ-në “Iniciativa rinore e Graçanicës”, Inkuabatorin social të Graçanicës dhe RTV Graçanica, shpall konkursin e artit me titull:
„Imagjinata e gjelbër – Planeti i pastër “
Konkursi është i dedikuar për nxënësit e shkollave fillore nga territori i Komunës së Graçanicës, me qëllim të zhvillimit të vetëdijes tek më të rinjtë për rëndësinë e ruajtjes së natyrës përmes shprehjes artistike dhe krijuese.
Të drejtën në pjesëmarrje e kanë nxënësit e dy kategorive të moshës:
• Nga klasa e parë deri në të katërtën
• Nga klasa e pestë deri në të tetën
Tema e konkursit përfshin paraqitjen e një planeti të ruajtur ekologjikisht, me theks në mbrojtjen e natyrës, riciklimin, lumenjtë e pastër, ruajtjen e pyjeve, burimet e energjisë së rinovueshme dhe shembuj të tjerë pozitivë të sjelljes së përgjegjshme mjedisore.
Kushtet e pjesëmarrjes:
• Veprat mund të krijohen në çdo teknikë arti (vizatim, kolazh, akuarel, temperë, etj.)
• Formati maksimal është A3
• Në pjesën e pasme të punimit duhet të shkruani: emrin dhe mbiemrin e nxënësit, klasën, emrin e shkollës dhe emrin e mësuesit/mësueses.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 31 maj 2025.
Punimet mund të dorëzohen në ambientet e Organizatës turistike të Graçanicës ose nëpërmjet mësuesve dhe edukatorëve në shkolla.
Punimet më të suksesshme do të shpërblehen dhe do të ekspozohen në ngjarjen qendrore me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit – 5 qershor 2025.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjitha shkollave, mësuesve dhe prindërve që ta mbështesin këtë iniciativë dhe t’i inkurajojnë fëmijët të marrin pjesë. Konkursi është një mundësi e shkëlqyer për t’u prezantuar brezave të rinj temat e përgjegjësisë mjedisore dhe ruajtjes së planetit – përmes lojës, kreativitetit dhe artit.